Kremlini drejt dështimit? Aleati i Putinit lëshon paralajmërimin e tmerrshëm për pushtimin e Rusisë
Vladimir Putin
Aleati i Putinit ka ngritur alarmin se pushtimi ukrainas po e çon botën në ‘prag të një lufte të tretë botërore’
“Pushtimi ukrainas brenda Rusisë e ka sjellë botën pranë një lufte të tretë botërore”,-kështu është shprehur një deputet për median ruse.
Forcat ukrainase depërtuan përmes kufirit në Kursk të martën e kaluar dhe që atëherë kanë bërë përparime të konsiderueshme, duke e detyruar Rusinë të evakuojë më shumë se 200,000 njerëz.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA citon deputetin Mikail Sheremet, një aleat i Vladimir Putinit, i cili thotë: “Duke marrë parasysh praninë e pajisjeve ushtarake perëndimore, përdorimin e municioneve dhe raketave perëndimore në sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe prova të pakundërshtueshme të pjesëmarrjes së të huajve në sulm në territorin rus, mund të arrihet në përfundimin se bota është në prag të një lufte të tretë botërore”.
Ai tha gjithashtu se anëtarët e NATO-s kishin dhënë miratimin e tyre paraprak për pushtimin ukrainas, një pretendim që Uashingtoni e ka mohuar.
Po ashtu një tjetër krah i djathtë i Vladimir Putin ka akuzuar NATO-n dhe Perëndimin se janë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e pushtimit të Ukrainës në Kursk.
Në një intervistë me gazetën ruse Izvestia, Nikolai Patrushev tha se Uashingtoni po gënjen kur tha se nuk kishte njohuri paraprake për sulmet.
“Operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore. Deklaratat e udhëheqjes së SHBA-së se ajo nuk ishte e përfshirë në krimet e Kievit në rajonin e Kurskut nuk janë të vërteta. Pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre të drejtpërdrejtë, Kievi nuk do të kishte hyrë në territorin rus.”- tha ai, pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tij.
Shtytja e befasishme e Ukrainës në rajonin kufitar rus të Kurskut ka provuar që forcat e Kievit kanë kapur një sërë fshatrash, kanë marrë qindra të burgosur dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Komandanti i lartë ukrainas Oleksandr Syrskyi i tha Volodymyr Zelenskyy dje se pushtimi deri më tani kishte avancuar 35 km (22 milje) në Kursk, me 82 vendbanime të kapura.
Trupat ukrainase janë fotografuar duke vepruar në Sumy, një rajon në Ukrainën verilindore që kufizohet me Rusinë./ Marrë nga “Sky News”, përshtati “Pamfleti”vladimir putin rusia lufta ukraina
Burimi