Konfiskimi i aseteve ruse në Perëndim, paralajmëron Medvedev: Mund të shkaktojë luftë!
👁1090
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev deklaroi se konfiskimi i aseteve dhe pronave ruse nga perëndimi mund të shihet si një shkak ligjor i shpalljes së luftës.
Këtë Medvedev e bëri me dije sot në seancën plenare të Forumit Ligjor Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
“Vjedhja e aseteve ruse mund të cilësohet përgjithësisht si një agresion në kushte të caktuara dhe madje të konsiderohet casus belli”, tha ai duke iu referuar termit ‘Casus Belli’ për një ngjarje që provokon ose justifikon një luftë. “Ne do të duhet të marrim masa të vogla në përputhje me parimin e reciprocitetit”, shtoi ai, raporton Tass.
Nga data 26 deri më 28 qershor në Shën Petersburg mbahet Forumi Ligjor Ndërkombëtar i Shën Petersburgut.
Burimi