Komisioni Anti-kourrupsion, Rama: Do të jetë i përhershëm, pikë referimi për gjithë institucionet
Edi Rama
Kryeministri Edi Ramaka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Kryeministri deklaroi se Komisioni anti-korrupsion do të jetë i përhershëm si dhe theksoi se do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet.
“Nuk jam këtu për të dhënë mend sepse qëllimi kryesor i këtij komisioni të posaçëm dhe i gjithë grupi të madh të ekspertëve të pavarur dhe unë e çmoj, por parlamenti duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mënyra se si Komisioni i Posaçëm do të transformohet brenda në parlament, besoj do të përcaktohet nga vetë ky proces ku do të dalin konkluzionet për të tria pushtetet. E them se ky proces i madh teknik është e papërballueshme vetëm me burimet e brendshme që ka qeveria.
Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqësojmë 3 pushtetet”, u shpreh Rama.
Burimi