“Kjo është polici politike”, Çupi për përplasjet në protestë: Na bënë presion!

“Kjo është polici politike”, Çupi për përplasjet në protestë: Na bënë presion!

Demokratja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha se policia i bëri presion protestuesve.
Çupi tha se qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, por sipas saj policia ka ushtruar presion. Ajo e cilësoi policinë si ‘polici politike’ ndërsa thekson se opozita ka ushtruar të drejtën e saj për të protestuar.
“Ne kemi ushtruar të drejtën tonë. nuk ka pasur asnjë provokim. Policia erdhi nga të gjitha anët duke bërë presion. Disa protestues nuk janë ndjerë mirë, kanë vajtur të mjekohen, 80-vjeçarja ra përtokë. Ne thirrëm ambulancën dhe ambulanca nuk erdhi. Kjo është polici politike. Opozita nuk e ul kokën ndaj pushtetit të Edi Ramës”, u shpreh deputetja e PD.
Burimi