“Kërkova daljen nga grupi, të nesërmen e pashë veten kryetare”, Açka thirrje për Spiropalit: Zhbëni vendimin e seancës së fundit
👁917
Flutura Açka
Açka tha se ka kërkuar daljen nga grupi, por të nesërmen e ka parë veten kryetare të një komisioni.
Deputetja Flutura Açka ka kërkuar zhbërjen e vendimit për emërimin e saj në drejtimin e një komisioni parlamentar.
Açka tha se ka kërkuar daljen nga grupi, por të nesërmen e ka parë veten kryetare të një komisioni.
“Ju kam nisur dje një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim të seancës së fundit.
Kam kërkuar daljen nga grupi, por të nesërmen e shoh veten kryetare të një komisioni. Keni harruar integritetin e deputetit. Futeni në rend dite. Unë nuk mund të emërohem, e vendos unë se ku komision marr pjesë dhe përse.”-u shpreh Açka.
Burimi