
Kërkoi ngritjen e një Komisoni parlamentar për fëmijët, Konferenca e Kryetarëve rrëzon Alibeajn
Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend.
Enkelejd Alibeaj ka bërë një propozim në mbledhjen e sotme, për ngritjen e një Komision Parlamentar johetimor për çështjet dhe problematikat e fëmijëve.
Kjo kishte të bënte me një strategji kombëtare për fëmijët në vendin tonë.
Por ky propozim është rrëzuar nga kolegët e tij në këtë mbledhje.
Kujtojmë se mbledhja është shoqëruara këtë të mërkurë me tensione të forta mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistes Elisa Spiropali, përplasje që theksin e kishte te opinioni i Komisionit të Venecias, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Debatet vijuan për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Rama, megjithatë debati do të zhvendoset ditën e nesërme në seancën plenare.konferenca e kryetareve
Burimi