“Kërcënoi Kostën me jetë një javë para plagosjes”/ Goxhara dhunoi gruan derisa e mësoi më kë e kishte tradhtuar; zbardhet dëshmia e djalit

“Kërcënoi Kostën me jetë një javë para plagosjes”/ Goxhara dhunoi gruan derisa e mësoi më kë e kishte tradhtuar; zbardhet dëshmia e djalit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erjon Goxharën, i cili ka plagosur më 19 gusht inxhinierin e ERE-së pasi kishte pasur një flirt me bashkëshorten e tij. 
Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë por se në janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar se kush ishte.  
Gjatë dëshmisë gruaja ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune.
Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhëtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti tek ‘Komuna e Parisit’ e ka kërcënuar me jetë.
“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje për shkak të flirtit.
Edhe nipi I Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe e tronditur.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës.
E.R ka thënë se rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend E.R e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.
Burimi