
Kamioni godet transformatorin në Pogradec, mbi 200 familje pa energji elektrike
Një person ende i paindentifikuar nga policia ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas të Pogradecit.
Pas këtij incidenti, mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.
Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu të cilët po punojnë për të identifikuar autorin.
Raportohet se dëmi është i madh, ndërsa puna po vijon për rikthim në gjendjen e mëparshme.
Autori i ngjarjes është larguar pasi ka goditur vendin ku qëndronte transformatorin në një lagje tepër të banuar. Sipas informacioneve nga OSHHE, po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga elektriciteti në momentin e goditjes edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.
Burimi