“Kam frikë se shiten te Rama”/ Lapaj i përgjigjet Qorit: Kemi armik të përbashkët, bashkëpunoj me këdo që s’ka vjedhur shqiptarët!

“Kam frikë se shiten te Rama”/ Lapaj i përgjigjet Qorit: Kemi armik të përbashkët, bashkëpunoj me këdo që s’ka vjedhur shqiptarët!

Në Podkastin e sotëm “Të Pashoq” në Kanalin në Youtube të “Pamflet”-it, është i ftuar Adriatik Lapaj, Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, i cili ndër të tjera iu përgjigj deklaratave të forta të Arlind Qorit një javë më parë.
Duke folur sa i takon akuzave të Qorit se nuk bashkëpunon me të se mund të shiten te Rama, Lapaj tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që nuk është i përfshirë në afera korruptive.
Qori tha se armiku i lëvizjes së tij është qeveria dhe establishmenti i vendosur nga Rama e Berisha. Më tej ai shtoi se ka si qëllim për të krijuar shpresë te populli se e reja nuk është si politikanët e vjetër.
Pjesë nga intervista:
Është folur shumë se ju partitë e reja do të bashkoheni për të mposhtur establishmentin. Endrit Shabani ishte OK, ndërsa Arlind Qori ishte skeptik dhe  kishte kushte të cilat mendon se ju nuk i plotësoni. Një ndër to ishte dhe supozimi se ai nuk ka besim që nesër ju nuk do të shiteni te Rama.
Lapaj: Ky nuk është kusht ky është pretekst. Po e nise me nuk kam besim atëherë nuk më lë mundësi që të ndërmarrë aksion për të plotësuar kushtin.
Çfarë komenti keni për deklarata e Arlind Qorit?
Lapaj: Sërish nga kjo studio i shtrijë dorën kujtdo që nuk është provuar se i ka hyrë në hak shqiptarëve me korrupsion edhe Arlindit. Jo për vete se po ta masja me pjesëmarrje të njerëzve në aktivitet e dhe sondazhe lart e poshtë nuk do të isha i  detyruar ta bëja. E bëjë, sepse mendoj se ne në jetën publike jemi për të treguar pjekuri, një model ndryshe. Për t’iu dhënë një shpresë njerëzve se e reja është ndryshe nga e vjetra. Unë nuk jam këtu të merrem personalisht me askënd jam këtu me idenë kundërshtari jonë është Edi Rama dhe sistemi politik që nuk pranon garën që është bërë në bashkëpunim me Berishën. Në lidhje me pjesën e oligarkëve është çështje konceptuale.  
Burimi