Kadare, zbërthyesi i mekanizmit të totalitarizmit!
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq sot në mëngjes.
”Kadare vdiq nga një atak në zemër”, tha një spital në Tiranë.
”Ai mbërriti atje pa shenja jete, mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai vdiq rreth orës 06:40 GMT (08:40 ora lokale)”, tha spitali.
Etnograf sarkastik, romancier duke alternuar groteskun dhe epikën, IsmaIl Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, për të zbërthyer mekanizmat e një të keqeje universale, totalitarizmit.
Shqipëria jetoi për dekada nën diktaturën e Enver Hoxhës, një nga më të mbyllurat në botë.
“Ferri komunist, si çdo ferr tjetër, është mbytës”, i tha shkrimtari AFP-së, në një nga intervistat e tij të fundit, në tetor.
”Por në letërsi, ajo shndërrohet në një forcë jete, një forcë që të ndihmon të mbijetosh, të mundësh diktaturën kokë më kokë”, shtoi ai.
”Letërsia më dha gjithçka që kam sot, ishte kuptimi i jetës sime, më dha kurajën për të rezistuar, lumturinë, shpresën për të kapërcyer gjithçka”, thekson ai. ATSHismail kadare
Burimi