Jurgen Klop “lë me gisht në gojë” tifozët gjermanë dhe kombëtaren e “Pancerave”: Ky ekip do të fitojë Europianin

Jurgen Klop “lë me gisht në gojë” tifozët gjermanë dhe kombëtaren e “Pancerave”: Ky ekip do të fitojë Europianin

Jurgen Klop mbetet një nga personazhet më karizmatikë të botës së futbollit. Komentet e tij lidhur me Europianin, janë kryefjala e medias sportive, pasi edhe interesimi mbi favoritët e Europianit në Gjermani është mjaft i madh. I veshur me fanelën e Gjermanisë, Klop vendosi që të marrë pjesë në një ndeshje të tenisit, aty ku nga media “ESPN” mori disa pyetje.
Tekniku gjerman dha mendimin e tij se kush do ta fitoja “EURO 2024”, dhe duket se ai po mbështet Spanjën e Luis De La Fuentes.
“Për momentin duket se Spanja do ta fitojë Europianin, por Gjermania është gjithashtu e mirë, Franca mund të jetë e mirë dhe Anglia do të jetë më e mirë”, u shpreh ai.
Klop gjithashtu foli edhe për Kupën e Amerikës, aty ku përmendi tri kombëtare si favoritet për ta fituar këtë garë.
“Argjentina, Brazili, Kolumbia ose Uruguai. Unë mbrëmë pata një bisedë me Alison dhe nuk mund të zgjedhë njërën prej tyre”, përfundoi ai.jurgen klop trajneri gjerman “euro 2024”
Burimi