Jo vetëm “EURO 2024”, dy ekipe shqiptare nisin sot aventurën në Champions League

Jo vetëm “EURO 2024”, dy ekipe shqiptare nisin sot aventurën në Champions League

Ditën e sotme nuk do të luhet vetëm dueli mes Spanjës dhe Francës, ku dy ekipet kërkojnë fitoren për kalimin në finalen e “EURO 2024”. Por luhen edhe dy sfida të tjera mjaft të rëndësishme.
Kampionët do të zbresin në fushën e lojës. Ballkani dhe Deçiç do të nisin kështu rrugëtimin e tyre në Champions League. Të dy ekipet shqiptare do t’i luajnë paralelisht ndeshjet në transfertë.
Në orën 20:00, Deçiç do të sfidojë në transfertë ekipin e TNS. Shqiptarët e Malit të Zi do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë ndaj rivalëve të tyre uellsianë.
Ndërkohë paralelisht në fushë do të zbresë edhe ekipi i Ilir Dajës. Ballkani do të sfidojë po në transfertë skuadrën e UE Santa Koloma. Kampionët e Kosovës do të synojnë fitoren ndaj atyre të Andorras.
Dy duele mjaft të rëndësishëm dhe sigurisht që marrin vëmendjen e tifozëve shqiptarë.deçiç ballkani champions league
Burimi