Jo vetëm ‘Çufoja’, por edhe ‘ujku’ i Onkologjikut Helidon Nina me klinikë private në ish Bllok; përdor sektorin publik për të ‘peshkuar’ pacientë!
Helidon Nina
Edhe pse është përgjegjës për kirurgjinë, emri i Helidon Ninës ende nuk ka dalë në pah në skandalin e përmasave të frikshme te Onkologjiku.
Imazhet e mjekut Edmond Gashi duke ikur me vrap nga dera e pasme e gjykatës apo mjekja Alketa Ymeri Pere që shqetësohej për pamjen, do të mbahen mend gjatë si tablo e dramës njerëzore te Onkologjiku dhe e sistemit të deformuar që prodhon korrupsion dhe pazare.
Por a është Edmond Gashi, i njohur si ‘Çufoja i dhjamosur’ apo ‘Buldozeri’, ‘mamuthi’, e keqja e madhe e Onkologjikut, matrapazi, kasapi dhe simboli i çnjerëzores?
A ndihmon në adresimin e problemit shenjëstrimi i Edmond Gashit dhe a po fshihen ujqërit e tjerë në mjegullën mediatike rreth Gashit?
Prapaskena po sjell në vëmendje një tjetër mjek, Helidon Nina, i cili dyshohet se ka ngritur një sistem ‘rrjepje’ të pacientëve, para të cili Gashi mund të duket një matrapaz modest.
Helidon Nina është përgjegjës për kirurgjinë te Onkologjiku. Nina është në konflikt gjyqësor dhe ‘luftë të ftohtë’ me Silvana Çelikun për pozicionin e shefit të shërbimit dhe titujt shkencorë. Madje Nina ka hedhur në gjyq Senatin Akademikë pse i i ka dhënë titujt Çelikut.
Edhe pse është përgjegjës për kirurgjinë, emri i Helidon Ninës ende nuk ka dalë në pah në skandalin e përmasave të frikshme te Onkologjiku.
Në mars të vitit 2023, Helidon Nina ka hapur klinikën ‘Medart Clinic’ në zonën e ish Bllokut.
Helidon Nina punon njëkohësisht edhe pranë spitalit privat Hygeia si kirurg onkolog.
Po pse Helidon Nina shërben në sektorin publik, mes rrezatimit, sistemit që prodhon afera dhe kaosit, kur ka hapur klinikën private dhe punon edhe në spitale private?
Si i përballon fizikisht tre linja paralele?
Mos vallë sektorin publik (Onkologjikun) e përdor për të ‘peshkuar’ pacientë për t’i çuar tek klinika e tij private në ish Bllok, për t’i ‘krehur’ nga xhepat?/Prapaskena
Burimi