“Jemi gati për luftë!”, Izraeli sulmon me avionë luftarakë Hezbollahun
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e Netanyahut kanë sulmuar ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor.
“Në orët e fundit, avionët luftarakë sulmuan disa objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë një vendndodhje ushtarake për organizatën në zonën Zabqin, dy lokacione infrastrukturore operacionale në zonën Khiam dhe një ndërtesë të Hezbollahut në zonën al-Adissa”, thuhet në deklaratë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha më herët se Izraeli nuk dëshiron të luftojë kundër Hezbollahut në Liban, por se ushtria izraelite është gati për një luftë.
Ndërkohë, një sondazh i kryer nga “Channel 12” tregon se rreth dy të tretat e izraelitëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk duhet të kërkojë një mandat tjetër, por duhet të heqë dorë nga politika.
Burimi