“Janë shumë të fortë dhe luftarak”, kapiteni i Çekisë i ‘trembet’ kundërsulmeve të Shqipërisë: Makth ai karton i kuq në Tiranë

“Janë shumë të fortë dhe luftarak”, kapiteni i Çekisë i ‘trembet’ kundërsulmeve të Shqipërisë: Makth ai karton i kuq në Tiranë

Tomash Suçek ka folur në prag të ndeshjes Çeki- Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 20:45. Kapiteni çek ka vlerësuar kombëtaren shqiptare, teksa ky takim luhet për Ligën e Kombeve.
Suçek u ndal te cilësitë individuale po ashtu dhe në shpirtin që Shqipëria tregon në fushën e lojës.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe ne do të jemi gati për sfidën e nesërme. Shqipëria është një ekip shumë i mirë dhe ne e dimë këtë gjë. Është një ekip shumë luftarak si dhe shënon nga goditjet nga distanca. Një pikë kyçe e tyre është kundërsulmi.
Kartoni i kuq i diskutueshëm i ndeshjes në Shqipëri na shoqëroi në mendime për një kohë të gjatë, gjithsesi tani i përket së shkuarës. Tifozët do të vijnë të na mbështesin në shtëpi dhe sigurisht ata presin një 3 pikësh si ai ndaj Ukrainës”, tha Suçek.tomash suçek kapiteni i çekisë liga e kombeve
Burimi