“Jam fans i madh i Ibrës”, Broja i ‘shkel syrin’ Milanit: Është klubi më i madh në histori pas Realit të Madridit

“Jam fans i madh i Ibrës”, Broja i ‘shkel syrin’ Milanit: Është klubi më i madh në histori pas Realit të Madridit

Armando Broja ka një mesazh për Milanin. Sulmuesi shqiptar i Çelsit, një nga emrat më të përfolur në këto javë të para të merkatos së verës, ka folur për kuqezinjtë gjatë një interviste në “TV Klan”, ku ishte i ftuar special pas eliminimit nga “EURO 2024”.
Broja i është përgjigjur pyetjes hipotetike, shumë specifike, në lidhje me një telefonatë të mundshme nga Zlatan Ibrahimoviç:
“Para së gjithash do t’i thoja se jam fans i madh i tij, më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar. Milani është një klub fantastik, i dyti më i madh në histori, pas Realit të Madridit. Do t’i thoja atij se duhet të flas me agjentin dhe familjen time, pastaj do të të përgjigjem”.
Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001, i cili kaloi muajt e fundit të sezonit të kaluar në huazim te Fullhemi, pranoi se kishte pasur tashmë disa kontakte me klube të tjera:
“Është e vërtetë, kam oferta nga këto tri kampionate (Seria A, Bundesliga dhe Premier Liga). Qendrimi te Çelsi është një opsion, kam ende kontratë që skadon pas disa vitesh (më 2028)”.armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare milan
Burimi