Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, zbardhet skema si trafikanti Kristian Boçi pastronte paratë nëpërmjet Elman Abules; të përfshira edhe gratë e tyre
Kristian Boçi
Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.
Ditën e sotme prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, Elman Bules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
Trafikanti Kristian Boçi, i cili se jo rastësisht rezulton me 3 emra (Kristian Boçi, Agustin Boçi dhe Kristian Botsis), ka krijuar një skemë të mirëfilltë pastrimi parash të drogës.
Boçi, i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale, dyshohet se në bashkëpunim me Elman Bulen, i dënuar në Belgjikë për trafik droge e grup kriminal, kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale. Po ashtu Elman Abule dhe Boçij anë akuzuar edhe veprën penale të ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.
Krahas biznesit vetëm në letra, Kristian Boçi posedon një pasuri me vlerë miliona euro dhe bën një jetë sheikës, me burim parash të dyshimtë.
Jo vetëm kaq. Por në sfondin e dyshimeve të pastrimit të parave të pista shfaqet edhe Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit.
Drilona Boçi kontrollon edhe disa kompani të tjera fantazmë, përmes të cilave qarkullohen para me burim të errët.
Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?
Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.
Nga martesa me Kristian Boçi ka dy fëmijë.
Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale. Ai njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Bes Kallakun.
kristian boçi pasuri
Burimi