“Isha me trauma nga burri”, perlat e mjekes Alketa Pere: OPGJ-në e gënjeve që mora 10 mijë lekë nga Mondi, u mërzita dhe doja të ikja

“Isha me trauma nga burri”, perlat e mjekes Alketa Pere: OPGJ-në e gënjeve që mora 10 mijë lekë nga Mondi, u mërzita dhe doja të ikja

Mjekja e Onkologjkut Alketa Pere nuk di të ndalet. Ajo ka dalë sot në Top Story, ku nuk ka fund gallata. Mjekja tha se arsyeja që firmoste që pacientët të shkonin te klinika private ishte se kishte pësuar traumë nga burri i saj.
Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.
Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?
Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im
Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?
Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.
Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?
Alketa Pere: Jo.
Sa i përket akuzës së ka marrë 10 mijë lekë nga mjeku Edmond Gashi, ajo tha se këtë gjë e ka thënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore vetëm që ky i fundit ta linte të lirë. Ndërsa tha se akuzat ndaj saj janë të manipuluara. Deklaratat i bëri në “Top Story”.
Alekta Pere: Nuk kam marrë kurrë lekë nga Edmond Gashi. Kurrë në jetën time, jo. Kur shkova te OPGj, i thashë më lër të iki se më ka dhënë Mond Gashi një 10 mijë lekësh, se nuk po rrija dot më. Nuk e mora seriozisht se nuk kam lidhje me këtë gjë. E mora përsipër këtë sfidë dhe më the, të thashë. Sa i përket dosjes ku jam unë në përgjime, ka të bëjë me një paciente. Ajo i kishte thënë Afrimit që më ka dhënë një kafe mua. Kur doli nga përgjimet, unë i thashë: “Moj Flora, kur më ke dhënë lekë ti mua?” Më tha: “Unë vetëm një vazo me lule të kam dhënë. Më kanë ardhur, më kanë bërë presion”. Ajo tha: “Unë u çudita
Burimi