Interpelanca për skandalin e mbetjeve toksike të ‘Kurum’, Rama i hakërrehet opozitës: Telenovela politike!
Edi Rama
Kuvendi ka nisur ditën e sotme me interpelancën e kërkuara nga Partia Demokratike me qeverinë. E para është me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në lidhje me mbetjet toksike.
Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama i quajti akuzat e PD si ‘Fletërrufe malinje” dhe ‘telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar’.
Sipas Ramës, opozita vijon të helmojë shqiptarët me gënjeshtra politike.
“Jam këtu sot për t’iu përgjigur një kërkese për interpelancë, në shfrytëzim abuziv të rregullores, pas një serie fletërrufesh, fanazi malije, për të vijuar helmimin e shqiptarëve, përmes kanalizimeve të botës digjitale. E tillë është kërkesa për interpelancë. Ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë. Vetë organizata joqeveritare ndërkombëtare, shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra, për t’u transportuar drejt Azisë, janë mbetje të rrezikshme. Pra, dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë çertifikatë analizash, asnjë provë e faktuar ende. Vetëm dyshime”, tha shefi i qeverisë.
Ndërsa Bardhi, gjatë interpelancës me kryeministrin Edi Rama në Kuvend u shpreh se 816 ton mbetje po kthehen në Portin e Durrësit.
‘Me ju aty sipër, mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.
Dy anije nga Porti i Durrësit po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte.
Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.
Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse.’, tha kreu i grupit të PD.
Punimet e Kuvendit nisin në orën 10:00. Fillimisht sipas rendit të ditës do të mbahet interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit ka një sërë pyetjesh për numrin një të qeverisë sa i takon mbetjeve toksike.
Më tej, do diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka, pasi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin e mocionit të çështjes në fjalë.
Përballë eksponentëve të PD do jetë edhe ministrja Belinda Balluku, sa i takon ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe protestave të banorëve të zonës.
Burimi