Interpelanca në Kuvend/ Zhupa quan Manastirliun hajdute, Spiropali i ndërpret fjalën

Interpelanca në Kuvend/ Zhupa quan Manastirliun hajdute, Spiropali i ndërpret fjalën

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Në interpelancën e kërkuar nga Zhupa për vrasjen e 14-vjeçarit Marin Cani, deputetja e quan Manastirliun ‘hajdute’.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elsa Spiropali i ka bërë vërejtje duke i thënë se do t’i ndërpriste fjalën.
Debati në Kuvend:
Zhupa: Çfarë dhembshurie flet që zgërdhihesh me Belindën dhe Mirelën, që nuk ndërpreve mësimi një ditë prapa. Hajde hajdute se po të presim.  Zonja hajdute a mund të na thuash.
Spiropali: Nuk e përdorni atë fjalë. Do ju ndërpres fjalën.
Zhupa: A është akuzë që shkollat e Tiranës, Durrësit Fierit, paguajnë 10 mijë lek për rojen. Që paguajnë për ngrohjen. Duke filluar nga çerdhja deri në gjimnaz prindi paguan për roje, ngrohjen, gjithçka. INSTAT nuk e fsheh dot se sa shumë paguajmë për arsimin parauniversitar. U rritën shpenzimet e familjeve 23%. Sepse të duhen ty paratë për zyra komode. Mësuesi që i rrite ti pagat por i ule kategorinë me 4000 lekë. Paguan vetë tabletin, internetin. Për të plotësuar sistemin SMIT. Bëjnë akoma me dërrasë të zezë me shkumës. Ti nuk ikën po nuk iki Edi Ramën. Do heqim Ramën, që të ikësh dhe ti hajdutët. Janë 17 hajdutët janë qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente