Infantino shfaqet duke kërcyer në dasmën e djalit të miliarderit indian, presidenti i FIFA-s injoron 2 finalet e jashtëzakonshme (Video)
Edhe pse bota e futbollit përjeton në këto 24 orë dy finale të jashtëzakonshme siç janë ato të “EURO 2024” dhe Kupës së Amerikës, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka vendosur që të mos jetë pjesë e asnjë prej këtyre aktiviteteve.
Dhe këtu nuk ka të bëjë fakti se nuk ka ditur se kë të zgjedhë mes tyre, pasi ai i ka injoruar plotësisht të dy finalet për një dasmë, që nuk është as e familjarëve të tij.
Gjatë kësaj fundjave, Infantino ka qenë në Indi, duke marrë pjesë në dasmën e djalit të miliarderit indian Mukesh Ambani. Ky i fundit, për ta bërë këtë dasmë sa më globale, ka ftuar personazhe të njohur që të marrin pjesë, shumë prej tyre nëpërmjet pagesës, në mënyrë që aktiviteti të shpërndahej sa më shumë në mediat ndërkombëtare.
Ndaj ndërsa futbolli botëror feston dy finale të ethshme, Infantino ka zgjedhur që si shfaqje të tij publike të ketë vetëm atë duke ecur në tapetin e kuq për evenimentin në Indi, si dhe disa video amatoriale që e shfaqin duke kërcyer këngë indiane.
“FIFA president Gianni Infantino dancing at an Indian billioanaire’s wedding with Bollywood superstars” is one headline that the DW admins never thought they would write ????pic.twitter.com/aDOTTkO61q
— DW Sports (@dw_sports) July 13, 2024
xhani infantino presidenti i fifa
Burimi