Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, UEFA gjobit FSHF me rreth 28 mijë euro për hedhjen e flakadanëve dhe sendeve në fushë
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.
FSHF është gjobitur me 27, 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.
• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.
• Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Federata e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.federata shqiptare e futbollit uefa
Burimi