Iljazaj debat me Kason: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës
Gazetari Ervis Iljazaj foli për protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë në 11 korrik, teksa tha se kjo protestë është për të treguar forcën e Sali Berishës.
Kjo sipas Ivi Kasos, sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, është një deklaratë e gabuar.
I ftuar në “Now” ai tha se demokratët nuk janë një “tufë me budallenjë” që dalin në protestë për hallet personale të Sali Berishës.
Iljazaj tha se kjo qendron, por shtoi se në 70% të retorikës së liderit të PD, duket se kundërshtari kryesor është SPAK-u e për këtë arsye protesta mund të jetë më tepër kundër SPAK se kundër Edi Ramës.
“Ne nuk mund të dalim nga analiza pa paturparasysh pozicionin politik që ka Sali Berisha. ai në 70% të retorikës së tij është anti-SPAK dhe anti-Duman. Mua më lind pyetja dhe dyshimi qëe ky SAK-un e ka target, pse mos të kem dyshim që ky protestën e bën kundër SPAK-ut? SPAK-u dhe Dumani janë kundërshtarët e tij politik”, tha Iljazaj.
Burimi