“Ik o hajdut ik”, mjeku Edmond Gashi largohet me vrap nga Gjykata (Video)

“Ik o hajdut ik”, mjeku Edmond Gashi largohet me vrap nga Gjykata (Video)

Pasi u la në arrest shtëpie nga Gjykata, mjeku Edmond Gashi i përfshirë në skandali te Onkologjiku është larguar me vrap për t’iu shmangur gazetarëve…

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.
Ai u paraqit në gjykatë rreth orës 10:30, ndërsa në hyrje ku e prisnin gazetarët nxitoi për t’iu shmangur dhe tha: Bëj vetëm punën.
Ndërkohë, pas gati 100 minutash në gjykatë, ai doli nga ana e pasme, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, ndërsa vrapoi për t’iu ikur gazetarëve.
“Ik o hajdut ik”, i drejtohet një nga personat që e filmon në pamjet e siguruara për mediat.
Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.
Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë “shpërdoruar detyrën”. Në përgjime, dolën duke iu mohuar pacientëve shërbimin në shtet dhe i drejtonin drejt privatit.
Kujtojmë se sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Tiranës mbi skemën kriminale, ku përfshihen bluzat e bardha, rezulton se Gashi i ka drejtuar pacientët e sëmurë me kancer te klinika e tij private në Astir.

 
Burimi