I “tradhtoi” për Ferrarin, mediat angleze: Mercedes po saboton Lewis Hamilton

I “tradhtoi” për Ferrarin, mediat angleze: Mercedes po saboton Lewis Hamilton

Skuderia Mercedes po saboton punën e pilotit të saj, Lewis Hamilton. Sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur britanike “Daily Mail” në një artikull të Jonathan McEvoy përmendet një mesazh e-mail i dërguar nga një punonjës anonim në të cilin janë bërë akuza shumë të rënda në lidhje me akte sabotimi ndaj Hamilton, i cili do të largohet nga skuderia në fund të vitit 2024 për t’iu bashkuar Ferrarit.
E-maili mban datën 10 qershor. Një situatë që në një farë mënyre të kujton atë që ndodhi me Christian Horner te Red Bulli, i cili gjithashtu ishte përfshirë në një situatë mjaft delikate. Sipas asaj që raportohet, Mercedes po përpiqet të kuptojë se cili është personi dhe në të njëjtën kohë dëshiron të distancohet nga përmbajtja e përmendur.
Megjithatë, siç theksohet në artikullin e McEvoy, gjithçka u konfirmua nga një burim brenda skuderisë, ku theksohet:
“Disa prej nesh në ekip janë të pakënaqur me sabotimin sistematik të Hamiltonit dhe makinës së tij, strategjinë e tij të gomave, taktikat e tij të garës dhe pasojat që lidhen me të. Bilanci psikofizik është ndërprerë dhe po ndodhin disa gjëra të pakëndshme për të cilat njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm.”
Mbetet vetëm të kuptojmë zhvillimet e historisë dhe vërtetësinë e këtij e-maili. Padyshim që shtatë herë kampioni i botës po e pret një vit i komplikuar në Formula 1 dhe rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërive të tij.
Burimi