I shpërtheu bombula e oksigjenit gjatë zhytjes në det në Sarandë, polumbari ende i paidentifikuar; si ndodhi incidenti
Mbrëmjen e djeshme në afërsi të Portit Detar të Sarandës ka ndodhur një ngjarje tragjike.
Një polumbar ende i paidentifikuar dyshohet se ka pësuar një aksident fatal për shkak të shpërthimit të bombulës së tij të oksigjenit, gjë që ka sjellë humbjen e jetës së tij.
Viktima ishte një zhytës dhe u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, zhytësi nuk ka arritur të mbijetojë.
Pas njoftimit për incidentin, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet po përqendrohen në identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.
Burimi