I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik armësh, arrestohet në Kolumbi Admir Tutaj

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik armësh, arrestohet në Kolumbi Admir Tutaj

Është arrestuar ne Kolumbi me qëllim ekstradimi ne Shqipëri shtetasi në kërkim ndërkombëtar Admir Tutaj, i datëlindjes 16.09.1999, lindur në Tropojë,
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 91 datë 30.07.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.
Më datë 10.04.2023. Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit…
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me persona të tjerë si AH., A.GJ, R.GJ., B.T dhe A.GJ kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe
Burimi