
I ngacmoi vajzën në festival, greku plagos me thikë të riun shqiptar
👁813
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një grek goditi me thikë një të ri shqiptar pasi dyshohet se i ngacmonte vajzën e tij.
Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes.
Veç kësaj bëhet me dije se autori u arrestua dhe po mbahet në paraburgim.
Burimi