I dënuar për disa vepra penale, ‘të fortit’ të Fierit i sekuestrohen mbi 1 milionë euro pasuri

I dënuar për disa vepra penale, ‘të fortit’ të Fierit i sekuestrohen mbi 1 milionë euro pasuri

Foto ilustrim

Prokuroria Fier i ka sekuestruar mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit Nikolin Gjolena, i dënuar për disa vepra penale.
Emri i Nikolin Gjolenës del te laboratori i drogës në Fier i zbuluar më 24 nëntor 2022 , ku u sekuestruan 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro.
Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik që u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Në pranga ka rënë Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerë, ku mes tyre ishte edhe Nikolin Gjolena.
Hetuesit për drogën zbuluan se Nikolin Gjolena ishte financues i grupit kriminal.
Nga bisedat e regjistruara rezulton se, 34-vjeçari Gjolena flet me anëtarët e tjerë të grupit se për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës. Për këtë ai është dënuar me 11.4 vite burg.
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
2. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
3. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
21. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.nikolin gjolena
Burimi