Holanda “tremb” pretendentët/ “Tulipanët” mundin lehtësisht Rumaninë dhe sigurojnë çerekfinalen (Video)
Në “Allianz Arena” festojnë ‘tulipanët”. Holanda mposht me rezultatin e pastër 3-0 Rumaninë dhe pret biletën e kualifikimit në çerekfinale.
Goli i vetëm i ndeshjes së luajtur në “Allianz Arena” u realizua në minutën e 20 të takimit. Një aksion individual nga Kodi Gakpo, i cili dribloi kundërshtarët nga krahu i majtë dhe lëshoi një goditje në shtyllën e parë duke e bërë të pamundur për portierin Nita të priste topin.
Në minutën e 64, Malen la një top në zonë për Kodi Gakpo, ky i fundit goditi dhe gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari Zvajer e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 83, skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman gjeti edhe golin e sigurisë si dhe golin që i dha kualifikimin. Gakpo mori një top në krahun e majtë të zonës dhe pasoi për Malen në zonë, ky i fundit sa devijoi pak topin dhe e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 90+3, Holanda trefishoi shifrat. Malen nisi kundërsulmin dhe e finalizoi vetë, duke u treguar tepër i ftohtë para portës.
Në çerekfinale, Holanda do të ndeshet me fituesin e çiftit Austri-Turqi. Ndeshja mes këtyre do të luhet në orën 21:00 në “Red Bull Arena” të Lajpcigut.holanda rumania
Burimi