Holanda mbetet e bllokuar në stacionin e trenit, “Tulipanët” anulojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Anglinë
Problemet me udhëtimin drejt Dortmundit kanë ndryshuar planet e përfaqësueses së Holandës një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të “EURO 2024” ndaj Anglisë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se “tulipanët” kanë mbetur të bllokuar në pritje të trenit në stacion nën temperatura të larta. Por treni i linjës Volfsburg-Dortmund që duhej të transferonte ekipin në destinacion, ishte bllokuar dhe kjo ka detyruar organizatorët e UEFA-s, që të ndryshojnë itinerarin e holandezëve.
Një autobus i shoqëruar nga policia mori ekipin në platformën e trenit pas një pritje të gjatë dhe më pas ata shkuan në aeroport, ku UEFA organizoi një fluturim drejt Dortmundit. Kështu, skuadra nuk ia doli të mbërrinte në kohë në stadium për t’u njohur me terrenin e këtij impianti dhe për të kryer një seancë të fundit stërvitore aty.
Për shkak të kësaj situatë dhe mbërritjes me vonesë në Dortmund, edhe konfereenca për shtyp e Kuman u anulua, duke u transformuar në një komunikim online me “Zoom”.
“Skuadra holandeze nuk do të mbërrijë në Dortmund para kësaj mbrëmje. Holanda do të udhëtonte me tren nga Volfsburgu në Dortmund, por anulimi i kësaj forme transporti solli edhe anulimin e stërvitjes e të konferencës.
Skuadra do të mbërrijë në Dortmund me aeroplan këtë mbrëmje në orën 21:20. Për këtë arsye, konferenca për shtyp në stadiumin e Borusias së Dortmundit me trajnerin Ronald Kuman dhe Natan Ake, e cila për fat të keq ishte planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të ndodhë në këtë momen,t duke kërkuar opsione të tjera”- bëhet me dije në njoftimin e federatës holandeze.holanda “euro 2024”
Burimi