“Holanda e thyen Anglinë”, Mateus kritikon Gjermaninë dhe zbulon finalistin e dytë të Europianit

“Holanda e thyen Anglinë”, Mateus kritikon Gjermaninë dhe zbulon finalistin e dytë të Europianit

Lotar  Mateus ka bërë parashikimin e radhës në vigjilje të gjysmëfinales së dytë të “EURO 2024” mes Holandës dhe Anglisë. Për legjendën gjermane, skuadra e dytë finaliste do të jetë Holanda, teksa e sheh të avantazhuar në përballjen me “Tre Luanët” e Sauthgejt.
“Nëse holandezët luajnë si në 20 minutat e fundit në çerekfinale kundër Turqisë, për mua ata janë favoritët e qartë në këtë gjysmëfinale. Sipas mendimit tim, do të ishte e rëndësishme që Veghorst të luajë që në fillim, sepse atëherë loja holandeze ka më shumë thellësi dhe lojtarët e jashtëm, si Dumfris dhe Berguijn në të djathtë ose Gakpo dhe Ake në të majtë, kanë një futbollist të synuar në zonën e penalltisë me të cilën mund të kalojnë.
Nëse Depaj vepron vetëm në pjesën e përparme, ky është më pak rasti. Pastaj holandezët përpiqen ta bëjnë këtë kryesisht me strategji lozonjare. Mbrojtja e të dyja kombëtareve është solide, por portieri Pikford sigurisht nuk është në mesin e dhjetë më të mirëve në këtë Kampionat Europian. Përparimet e mbrojtësit shumë të shpejtë të djathtë Uoker mund të jenë gjithmonë të rrezikshme.
Por ai takohet me Ake, i cili e njeh mirë, pasi ata të dy luajnë te Mançester Siti. Në përgjithësi, kam përshtypjen se Holanda luajti qartësisht më mirë gjatë turneut dhe u përmirësua më shumë se Anglia. Skuadra e kapitenit Herri Kejn deri më tani ka zhgënjyer, veçanërisht në sulm, mund të veçoj Foden, Belingam, apo Saka. Vetë Kejn thjesht nuk është në formën në të cilën ishte sezonin e kaluar te Bajerni”, tha ai.
Ndërkohë për Gjermaninë ai u shpreh se skuadra ka humbur cilësitë më të cilat është identifikuar gjithmonë.
“Kjo nuk është Gjermania që unë kam pikasur para disa vitesh. Kombëtaren tonë e ka identifikuar grinta, shpirti luftarak dhe forca e grupit. Në edicionet e fundit i kemi humbur këto komponentë.
Të jem realist, prisja më shumë prej Gjermanisë në Kampionatin Europian, aq me tepër që u mbart në tokën tonë. Kemi lojtarë të kalibrit botërorë si Xhamal Musiala, Florian Virc, të ndërthurur me përvojën e jashtëzakonshme me Gyndoan, Kros, Rydiger e Nojer, ama nuk shkuam dot as në gjysmëfinale”, përfundoi Mateus.lotar mateus legjenda e futbollit gjerman
Burimi