“Hirushja” përballë “Furisë së Kuqe”, publikohen formacionet e sfidës Spanjë-Gjeorgji
Pas ndeshjes Angli-Sllovaki, në orë 21:00 do të zbresin në fushën e blertë Spanja dhe Gjeorgjia, të cilat luajnë në Këln, në takimin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Europianit.
“La Roja” është pretendente e këtij kompeticioni duke parë formën e mirë që kaluan në Grupin B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.
Nga ana tjetër, debutuesit gjeorgjianë u kualifikuan vetëm falë fitores kundër Portugalisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe duan të vazhdojnë të surprizojnë.
Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Unai Simon. Në krahët e fushës jaën Marc Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand. “Dirigjim” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Fabian Ruiz-Rodri-Pedri, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga Nico Williams, Lamine Yamal e kapiteni Alvaro Morata.
Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka pozicinuar djemtë e tij, me formacionin defensiv, 5-3-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë heroi i tyre, Giorgi Mamardashvili. Në krahët e mbrojtjes janë Kakabadze e Lochoshvili, me qendrën që mbulohet nga Gvelesiani, Dvali e kapiteni Kashia. Treshja e mesfushës përbëhet nga Kochorashvili, Kiteishvili e Chakvetadze, ndërsa në sulm janë pozicionuar Georges Mikautadze e Kvicha Kvaratskhelia.
Burimi