“Hetimet e paplota”, avokati i Martin Canit ngre dyshime: Nuk dihet nëse u vra me thikën e gjetur nga policia
Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se hetimi për krimin e rëndë ka qenë i mangët nga policia dhe problematik.
Avokati hodhi dyshime se i mituri mund të mos jetë vrarë me thikën e gjetur nga policia. Ai shprehet me siguri se as viktima dhe as i plagosuri nuk kanë pasur armë të ftohta, ndërsa thekson se të tjerët të përfshirë në konflikt kanë pasur.
“Arma është gjetur shumë me vonesë, është thënë që është gjetur një thikë që nuk e dimë nëse është ajo me të cilën është kryer vrasja. Një gjë dihet me siguri, që as viktima dhe as i plagosuri nuk kanë pasur armë të ftohta, të tjerët të përfshirë në konflikt kanë pasur. Pas 5 ditësh u diskutua a kishte armë, ku ishte hedhur dhe nuk e dimë tani a është arma me të cilën është kryer vepra penale”, tha avokati për “Euronews Albania”.
Burimi