“Hajduti më i madh në histori”, Berisha: Rama i dha Olsit 37 mijë m2 tokë që ua mori pronarëve të Tiranës
Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar Ramën si hajdutin më të madh të historisë së kombit shqiptar dhe të Evropës.
Gjatë fjalimit të tij nga Rruga e Shpresës Berisha tha se ishte Rama ai që i dha vëllait të tij 37 mijë metër katrorë tokë që ua mori pronarëve të Tiranës.
Berisha u shpreh se askush nuk mund të mbrojë një hajdut si Rama, i cili sipas kryedemokratit, në Durrës po përvetëson 3.8 miliardë euro tokë publike për të ndërtuar ‘parajsën dubaneze’.
“Kush mund të të mbrojë ty që turfullon në asamble, kur je akuzuar me zë dhe figurë nga biznesmenë të ndershëm se u ke kërkuar 600 mijë, u ke kërkuar 1 milion?
Po cili është ai që mund të bëjë avokatinë tënde o i pangopur, o hajdut i shpërfytyruar, kur i dhuron vëllait 37 mijë metër katrorë tokë dhe ua merr pronarëve të Tiranës?
Përdor vulën, firmën e kryeministrit!
Po kush mund të mbrojë ty o hajdut që nuk ke shok në botë?
Çfarë mbrojtje kërkon ti nga gjykimi i popullit shqiptar kur firmos bonusin 8 përqind në kundërshtim me ligjet?
Kur shpall emergjencën në kundërshtim me ligjet.
Kur përdor metodat e fshehta të palejuara për prokurime dhe sot, djegësi i Tiranës, pasi keni rrëmbyer 130 milionë euro, nuk ekziston nam dhe as nishan.
Po kush të mbron ty me sojin tënd si vetja jote, kur baxhanaku yt, kunati i bashkëshortes tënde, është bërë de facto me agjencinë e shoqërisë së informacionit, pronar i saj dhe vjedh aty me qindra milionë euro në tenderë sekrete, në tenderë direkte, ky shkon dhe ndërhyn me regjistrime edhe zonja jote.
O hajdut, nuk e ke marrë vesh ti që edhe muret kanë veshë dhe sy?
Po kush mund të të mbrojë ty në Durrës mo, që po përvetëson 3.8 miliardë euro tokë publike për të ndërtuar Dubain tënd, parajsën tënde?
Çfarë mbrojtje kërkon ti, hajduti më i madh i kombit në historinë tonë dhe një nga hajdutët më të mëdhenj të Europës aktualisht”, tha Berisha para mbështetësve.
Burimi