“Guxoni të na shkelni”, Erisa Xhixho ulet këmbëkryq në mes të rrugës: Largohuni!

“Guxoni të na shkelni”, Erisa Xhixho ulet këmbëkryq në mes të rrugës: Largohuni!

Protesta e thirrur sot nga opozita është shoqëruar nga përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.
Deputetja e PL-së Erisa Xhixho e cila i është bashkuar protestës, është ulur këmbëkryq në mes të rrugës përkrah një të moshuari, teksa i bën thirrje policisë të largohet në mënyrë që opozita të vazhdojë protestën.
“Keni 2 zgjedhje… ose të na shkelni, hajde guxoni një herë, guxoni të na shkelni. Gjyshin do shkelni që ka dalë për pension. Policët të kaloni içik se na merrni ajrin, largohuni”, tha Xhixho.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë. Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e tubimit është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.
Burimi