Guardiola i prish Krishtlindjet lojtarëve të Sitit, tekniku spanjoll bën “Grinçin” para duelit me Armando Brojën

Guardiola i prish Krishtlindjet lojtarëve të Sitit, tekniku spanjoll bën “Grinçin” para duelit me Armando Brojën

Forma e dobët që po kalon Mançester Siti ka vënë dukshëm në vështirësi Pep Guardiolën, i cili po përballet me një seri të pazakontë rezultatesh që nuk e kishte ndeshur asnjëherë më parë në karrierën e tij në pankinë. Një fitore në 12 ndeshjet e fundit është një bilanc i tmerrshëm për teknikun, i cili tashmë po tregon edhe anën e tij të “errët”.
Kështu, tekniku nuk ka hezituar që të prishë Krishtlindjet e futbollistëve të Mançester Sitit, duke bërë të qartë se skuadra do të stërvitej rregullisht si të martën, ashtu edhe të mërkurën para ndeshjes së të enjtes ndaj Evertonit të Armando Brojës.
“Do të stërvitemi sot pasdite, do të stërvitemi nesër pasdite, do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë për Shën Stefan. Në këtë situatë, nuk ka një kundërshtar perfekt. Duhet të arrijmë rezultate në mënyrën më të shpejtë të mundshme, që të na ndihmojnë të shkurtojmë distancën edhe me kthimin e lojtarëve.
Tani do të përballemi me Evertonin, po kalojnë një moment të mirë, rezultatet dhe paraqitjet po e tregojnë. Shpresojmë që me lojtarët tani, të jemi të qëndrueshëm dhe të arrijmë një rezultat”, tha Guardiola në konferencë për mediat, duke bërë kështu të qartë se për lojtarët e tij nuk do të ketë festime Krishtlindjesh por vetëm punë në këto ditë.pep guardiola trajneri spanjoll mançester siti
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente