Granit Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori shqiptar në dyshim për çerekfinalen ndaj Anglisë

Granit Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori shqiptar në dyshim për çerekfinalen ndaj Anglisë

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq pak ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të “EURO 2024”.
Kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj “3 Luanëve”. Mesfushori shqiptar, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor, i cili bëri që ai të humbasë një prej seancave stërvitore. 
Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë. Mbetet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë gjendja e Granit Xhakës në duelin ndaj “3 Luanëve”.granit xhaka mesfushori shqiptar “euro 2024”
Burimi