Grabitet hoteli në Tiranë, ish-punonjësi merr xhiron ditore nën kërcënimin e armës (Video)
Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka vjedhur një shumë parash në një hotel në Tiranë.
Mësohet se i riu ka punuar më parë në këtë hotel, po si recepsionist. I veshur me bluzë të zezë, ai i afrohet punonjësit aktual duke i marrë shumën e parave.
Recepsionisti në detyrë nuk bëri rezistencën, ndërsa 17-vjeçari duket sikur i tregon armë në brez, por kjo nuk është e qartë nëse vërtetë ishte i armatosur ose jo. Pasi merr paratë largohet qetësisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Burimi