Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, stafi i ‘Pancerave‘ sulmon Entoni Tejlor në dhomat e zhveshjes

Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, stafi i ‘Pancerave‘ sulmon Entoni Tejlor në dhomat e zhveshjes

Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, Entoni Tejlor
Ky i fundit nuk akordoi një penallti në kohën shtesë, pasi lojtari spanjoll Mark Kukureja bllokoi një gjuajtje nga Xhamal Musiala me dorën e tij të majtë.
Vendimi ka ngjallur shumë debate në botën sportive. Por ndihmës-trajneri gjerman, Sandro Uagner dhe pjesëtarë të tjerë të stafit gjerman nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.
Gazeta “BILD” shkruan se pas ndeshjes, ai ka shpërthyer drejt dhomës së zhveshjes së arbitrit.
Burimet thanë se në dhomën e zhveshjes, Uagner ka fyer me zë të lartë arbitrin Tejlor. Ende nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë fjalët e përdorura nga Uagner.
Deri vonë, Uagner nuk ka bërë asnjë koment për këtë incident. Kurse arbitri britanik u largua nga stadiumi pa dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.sandro uagner ndihmës-trajneri gjerman eliminimi i gjermanisë “euro 2024”
Burimi