Gjendet e vrarë një 62-vjeçare në Janinë, misteri i krimit

Gjendet e vrarë një 62-vjeçare në Janinë, misteri i krimit

Një 62-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Perivleptos të Janinës.
Viktima Dimitra V. u gjet në një pellg gjaku në divan e qëlluar në gjoks me armë zjarri. Ishte nipi i saj që zbuloi krimin e rëndë. Ai shkoi në banesën e 62-vjeçares dhe e gjeti të vrarë në shtrat.
Nipi 36-vjeçar i viktimës raportohet se banonte me viktimën, ndërsa është marrë në pyetje nga policia.
Dimitra V. banonte në fshatin e saj tre vitet e fundit pasi u zhvendos nga Athina ku jetonte.
Ajo u gjet mëngjesin e së premtes e vrarë në divan nga nipi i saj, i cili jetonte me të, por ditën e fundit nuk kishte shkuar në banesë.
Ka qenë 36-vjeçari i cili ka telefonuar autoritetet për vrasjen e 62-vjeçares. Sipas mediave greke, nuk ka shenja grabitjeje në shtëpi.
Viktima sipas hetimeve paraprake është vrarë dy ditë më parë. Ndaj saj është qëlluar dy herë. Njëri fishek përfundoi në jastëk dhe saçmet i shkaktuan lëndime të lehta në krah, trup dhe kokë, ndërsa fisheku i dytë ishte fatal pasi u qëlluar në gjoks dhe qafë.
Oficerët e policisë po kërkojnë armën e krimit dhe kanë marë shenjat e gishtërinjve në banesën ku ndodhi krimi.
Burimi