Gjashtë “Këpucë të Arta” në ‘EURO 2024’, UEFA ndryshon rregulloren; çfarë ndodh me lojtarët që kanë numër të barabartë golash
Finalja e Kampionatit Euvropian 2024 do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik të Berlinit.
Deri në mbrëmje vonë nuk është e qartë jo vetëm nëse Spanja apo Anglia do ta fitojnë titullin. Deri atëherë nuk do të jetë e qartë se kush do jetë golashënuesi më i mirë i turneut.
Ajo që është interesante është se UEFA bëri një ndryshim afatshkurtër. Para finales të së dielës, gjashtë lojtarë, Dani Olmo i Spanjës, Herri Kejn i Anglisë, ylli gjerman Jamal Musiala, holandezi Kodi Gakpo, Georges Mikautadze i Gjeorgjisë dhe Ivan Shranz i Sllovakisë, kryesojnë listën e golashënuesve me nga tre gola.
Për finalen, në garë mbeten vetëm Kejn dhe Olmo. Nëse njëri prej tyre arrin të shënojë, ai do të jetë edhe fituesi i ‘Këpucës së Artë’.
Por Kejn dhe Olmo nuk janë të vetmit që mund të shpresojnë të largohen me statujën e Këpucës së Artë nga Berlini. Fabian Ruiz dhe Xhud Belingam, kanë realizuar nga dy gola gjatë këtij Europiani dhe mund t’i kalojnë ata në rast se realizojnë ndonjë gol të dielën në mbrëmje.
Kështu, nëse në përfundim do të jenë disa futbollistë me numër të barabartë golash, ata të gjithë do të konsiderohen si golashënuesit më të mirë të “EURO 2024“.uefa “këpuca e artë” herri kejn dani olmo
Burimi