Gazetari: Pse Edi Rama nuk e do Sali Berishën në burg?

Gazetari: Pse Edi Rama nuk e do Sali Berishën në burg?

Rama dhe Berisha

Gazetari, Arbër Hitaj u shpreh se marrja e Berishës nën akuzë nga SPAK-u ishte e pritshme dhe se Rama nuk e do Berishën në burg.
‘Ishte e pritshme, ne nuk është se nuk e dinim.Ishte deklaruar më parë që do ketë një komunikim zyrtar të akuzës ndaj Berishës dhe Malltezit.
Unë hyj tek ato njerëz që kam besim tek kjo drejtësi.
Nuk është se kam prova që të them që është një drejtësi e kapuar nga Rama ose jo.Nëse shikon faktet në mënyrë të ftohtë, faktet janë që ka mbi 10 ose 12 kryetarë bashkish të majtë të arrestuar nga kjo drejtësi.Ndërsa nga e djathta nuk ka asnji, me përjashtim të Berishës edhe ai nuk u arrestua.Berisha i dha vetes një atribut mbi shtetin mbi ligjin.
Unë nuk kam asnjë provë që Dumani është i kapur.
Unë nuk mendoj që Rama e do Berishën në burg.’, tha gazetari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’.
Dje Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, në lidhje me dosjen “Partizani”. Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri deklaroi se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.
Para mediave, Berisha tha: “Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojna nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”.berisha rama
Burimi