Gazetari: PD-ja ka gabuar me një emër si drejtues qarku
Drejtuesit e qarqeve të PD në një takim virtual me Berishën
Zgjedhja e drejtuesve politikë të PD në 12 qarqe ka sjellë reagime të ndryshme nga eksponentë politikë, por jo vetëm.
Gazetari Flogret Muça ironizoi zgjedhjen e drejtuesve të PD, duke thënë se ata janë 12 më të mirët që ka sot partia, ndonëse sipas tij kanë marrë shumë pak vota në proceset elektorale.
“Më të mirët që PD ka, janë ata që janë zgjedhur për drejtues qarku. Në Gjirokastër nuk ka më të mirë se Tritan Shehi edhe pse ka marrë pak vota. Tani të themi që Luçiano nuk është katolik, pse e dërguan në Shkodër. Nuk dimë ne, ata i dinë më mirë se kush janë më të mirët.
Drejtuesit politik të PS, do ndalem tek Balla që i është dhënë një barrë e rëndë dhe një terren i paprekur”, tha Muça.
Nga ana tjetër, gazetari Bledian Koka tha se i vetmi gabim i PD është zgjedhja e Agron Gjekmarkajt në qarkun e Lezhës. Sipas tij, deputeti nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me elektoratin e tij.
“Nëse do kishte një konflikt mes Veliajt dhe Ramës, do ishte një tregues. Nuk ka ndryshuar shumë mes asaj që ka ndodhur në 2021 dhe 2024. Veliaj ishte vërtetë drejtues i vetëm, por ishte i dubluar. Edhe këtë herë ka bërë të njëjtën gjë. Unë besoj që Veliaj po i imponohet Ramës dhe ai ka vënë në peshore që një konflikt me të do ishte fatale.
Këlliçi vjen me fitore morale. Sot falë denoncimit të Këlliçit, kemi një hetim të madh. Drejtësia i dha të drejtë Këlliçit dhe këtë duhet të lexojnë qytetarët. Nëse ata mendojnë se Rama është më i miri, duhet parë mënyra e komunikimit.
Lezha duhet të adresohej me kujdes sepse ka pasur reaksion me Gjekmarkajn sepse nuk ka arritur të gjejë gjuhën me elektoratin e tij. PD ka një strukturë më të madhe se ajo që shohim”, tha Koka.
drejtues qarku pd
Burimi