Gazetari nxjerr detajet “bombë”: Një nga urdhër-arrestet e SPAK, për një personazh më të fuqishëm se Suel Çela
21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’ se provat lidhur me këtë operacion kanë ardhur në sajë të përgjimeve nga SKY ECC.
Ai tregoi se mes urdhër arresteve të SPAK është edhe një për një personazh më të fuqishëm se Suel Çela. Një biznesmen që sipas tij është një njerëzit e rëndësishëm të malavitës në qarkun e Elbasanit.
“Aty është një personazh më i rëndësishëm se Suel Çela. Është biznesmeni Bujar Shega. Është një nga njerëzit më influentë në qarkun e Elbasanit. Është një bos që ka caktuar dhe aleanca politike, majtas djathtas. Ka qenë një person shumë influent. Vitet e fundit është marr me biznes. Nuk është ai financieri i grupit. Ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm të malavitës”, tha ai.