“Futemi në fushë për maksimumin”, Bajrami para Çekisë: E rëndësishme të mos humbasim, mbizotëron besimi te grupi

“Futemi në fushë për maksimumin”, Bajrami para Çekisë: E rëndësishme të mos humbasim, mbizotëron besimi te grupi

Pritjes po i vjen fundi. Pas afro 24 orëve, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin sfidën e tretë në rrugëtimin e tyre, në Ligën e Kombeve, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.
Kësaj radhe, kuqezinjtë do të kenë përballë Republikën Çeke dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku së bashku me teknikun Silvinjo ishte edhe “fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami, nga ku foli për rëndësisnë e madhe që ka sfida me Çekinë.
“Goli që shënova në Çeki i përket të kaluarës, nesër është një sfidë tërësisht tjetër. Jemi përgatitur shumë për një përballje të vështirë. Me rëndësi është të mos humbasim ndeshjen, pasi e dimë që është një skuadër e fortë dhe shumë e vështirë në shtëpi.
E dimë qe na mungojnë disa lojtarë, por besoj se gjithë skuadra është gati. Kemi edhe djem të rinj, si Tuçi, që bëri sot stërvitje me ne. I dimë mungesat, por nuk kanë rëndësi. Siç thashë djemtë janë gati dhe janë përgatitur shumë.
Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër hyjmë në fushë për të dhënë maskimumin. E njohim kundërshtarin, ama pavërësisht ndeshjeve të mërparshme nesër na prtet diçka tjetër, por ne jemi gati.
Për fitimin e grupit është ende herët për të folur, pasi ne futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje, megjithatë siç thashtë edhe më parë jemi të fokusuar te sfida e nesërme.
Jemi një skuadër e fortë, qoftë si grup ashtu edhe individualisht, megjithatë duhet parë se çfarë rezultati do të arrijmë. Çekët sulmojnë fort në minutat e para, duhet të bëjmë shumë kujdes”,- u  shpreh “fantazisti” i mesfushës kuqezi.nedim bajrami mesfushori i kombëtares shqiptare liga e kombeve
Burimi