Ftesa nga kombëtarja merr për keq, sulmuesi kuqezi ndëshkohet me kartonin e kuq që nuk e pa askush (Video)
Taulant Seferi nuk ka mundur të vazhdojë serinë e golave në kampionatin turk të futbollit, ku në dy ndeshjet e mëparshme kishte tundur rrjetën me fanelën e Bodrumspor. Sulmuesi ishte protagonist i ndeshjes, por me një karton të kuq.
Në pjesën e parë të takimit ndaj Kashimpasha, Seferi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në minutën e 22. Ndërkohë, në minutën e 45, sinjali i transmetimit u shkëput dhe pas kthimit 3 minuta më vonë, u pa thjesht Seferi duke dalë nga fusha e lojës, pasi kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, siç shpjegon “Ajansspor”.
Padyshim ky nuk është motivimi i duhur për sulmuesin shqiptar para ndeshjeve të kuqezinjve, të cilëve ai do u bashkohet të hënën për të nisur grumbullimin për sfidat ndaj Çeklsë dhe Gjeorgjisë.taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare bodrumspor
Burimi