![Fshehja e krimit në Pogradec, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet për procedurat e autoriteteve përkatëse](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/fshehja-e-krimit-ne-pogradec-reagon-avokati-i-popullit-kemi-nisur-verifikimet-per-procedurat-e-autoriteteve-perkatese_66ba308b79bb1.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Fshehja e krimit në Pogradec, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet për procedurat e autoriteteve përkatëse
Viktima-Autori
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari, Eglantin Proga u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, Denis Meçe.
Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.
Institucioni njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.
Ky verifikim synon të hedhë dritë mbi ngjarjen, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.
“Avokati i Popullit ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Burimi