Frrok Çupi kritikon protestën e opozitës: Pa udhëheqje, pa kokë dhe pa tru!
Protesta e opozitës ende vijon në Tiranë ndonëse pjesëmarrja nuk është aq e lartë sa pritej. Analisti Frrok Çupi duke komentuar këtë tubim u shpreh se kjo nuk mund të quhet protestë, por është nje masë amorfe kaotike.
Në një intervistë për “Abcnews”, Çupi e cilësoi protestën e opozitës si një lëvizje që nuk ka projekt e as objektiv se çfarë do të arrijë.
“Çdo akt i tillë publik që kërcënon paqen dhe stabilitetin padyshim që ka prapaskena, tentativa për të bërë diçka tjetër. Padyshim që ka momente që krahasohen me momentet më të zeza të kombit. Njerëzit kur e dëgjojnë nuk e besojnë sepse shikojnë sa të dobët janë. Kjo që bëjnë këta, gjëja më e mirë të ishte të quhej protestë. Në protestë ka një objektivë. Kjo është një masë amorfe kaotike e cila edhe të keqen nuk e di sesi ta bëjë. Nuk ka një projekt çfarë të sulmojë, kë të mposhtë ku do arrijë. Këto janë të njohura si lëvizje të dhunshme. Çdo lëvizje ka një thelb që është dhunë. Këto janë rebelime, do të thotë që janë pa udhëheqje pa kokë pa tru, ky është rebelimi I fajtorëve, të pandehurve, njerëzve që janë kapur në faje shumë të mëdha. Rebelojnë kundër ligjit.
E tëra ka ardhur duke marrë formë mbasi Sali Berisha është shpallur non grata dhe më pas është arrestuar dhe është konsideruar si një send që duhet gjykuar. Ky është problem i Berishës”, u shpreh Çupi
Burimi