Franca dhe Portugalia “shtrëngojnë duart” në Hamburg dhe shtyjnë kualifikimin në shtesa
Nuk ka fitues në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Franca dhe Portugalia zgjidhin kualifikimin në gjysmëfinale në shtesa.
Nuk ka fitues në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Franca dhe Portugalia kanë bërë paqe në këto 90 minuta, teksa ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe kualifikimi në gjysmëfinale do të zgjidhet në shtesa.
Në minutën e 16, Bruno Fernandes tentoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi u devijua dhe përfundoi jashtë.
Në minutën e 20, Teo Hernandez lëshoi predhë nga distanca, por Diogo Kosta grushtoi dhe largoi rrezikun.
Në minutën e 42, Bruno Fernandes tentoi me një goditje dënimi të shpejtë, por pa gjetur portën e Menja.
Në minutën e 54, Bernardo Silva tentoi me kokë portën, Mbape i kthyer në mbrojtje ndali topin dhe më pas kërkoi ndihmën mjekësore për goditjen në kokë.
5 minuta më vonë, Rafael Leao nga e majta u nis drejt portës, Kamavinga me një ndërhyrje të shkëlqyer largoi topin në këndore.
Në minutën e 61, diagonale e fortë e Bruno Fernandes, por Menja devijoi topin dhe shpëtoi portën.
2 minuta më vonë, Menja bëri mrekullinë përballë gjuajtjes së Vitinja, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt, teksa më pas Ronaldo nuk ia doli të devijonte përsëri në katërkëndorin e Francës.
NË minutën e 70, Kamavinga pati një tjetër mundësi të artë për të shënuar me një diagonale para portës, por topi përfundoi jashtë.franca portugalia
Burimi